I pandehur për tenderin 700 mijë euro, Benet Beci paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e sotme në SPAK.
15:04 99 ditë më parë19.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe 6 zyrtarëve të të tjerë të akuzuar për shkelje me një tender me vlerë 700 mijë euro, të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
Dhjetë muaj pasi kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci u mor i pandehur, SPAK ka dërguar për gjykim dosjen për çështjen e tenderit 700 mijë euro, të firmosur prej tij në kohën kur ishte drejtor i KESH.
Kryebashkiaku akuzohet nga SPAK se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, në vitin 2019, ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik”.
“I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për abuzime me këtë tender pas disa të dhënave të gjetura nga agjentët e BKH-së në telefonin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e sotme në SPAK.
15:04 99 ditë më parë19.12.2025.
AutoriPër këtë çështje është e akuzuar edhe Adela Ruko, bashkëshortja e Berberit, dhe të pandehurit e tjerë Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.
Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.
Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.
Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:
I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.
Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 2 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 3 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)