Shtyhet në GJKKO seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Është shtyrë në GJKKO seanca paraprake në ngarkim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës.

12.01.2026. 16:11

Shtyhet në GJKKO seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Është shtyrë për një datë tjetër seanca paraprake në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar në ngarkim dhe ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej avokatëve të njërit prej të pandehurve dhe për këtë arsye seanca e radhës do të mbahet më 22 janar.

Sipas raportimeve, në këtë seancë kanë qenë të pranishëm Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, teksa nuk dihet nëse ka pasur një komunikim mes tyre tashmë që janë divorcuar zyrtarisht.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, ndërsa ndaj tij dhe Kryemadhit po zhvillohet procedura paraprake që do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim.

Ish-bashkëshortët akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Ata dyshohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)