Një i ri 24 vjeç ka mbetur i plagosur në një aksident që u regjistrua mbrëmjen e së hënës në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Kavajës.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qenë në drejtimin e një mjeti tip Golf kur ka humbur drejtimin e tij dhe është përplasur me disa makina të parkuara.
Për shkak të shpejtësisë, makina më pas është përmbysur në mes të rrugës, duke lënë të plagosur 24 vjeçarin.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)