Arratisja e Ndocit nga spitali, reagon drejtoria e Burgjeve
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit.
14:17 74 ditë më parë13.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e Altin Ndocit këtë të martë nga spitali i Durrësit. Ai akuzohet si pjesëmarrës në një seri ngjarjesh të rënda, ndërsa ishte transferuar në spital për kontrolle mjekësore.
Një arratisje spektakolare ka ndodhur nga spitali i Durrësit ditën e sotme, pasi i paraburgosuri Altin Ndoci, 34 vjeç, arriti të largohej, ndërsa ndodhej për trajtim mjekësor. Ndoci njihet si një nga emrat më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri dhe dyshohet të ketë marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, masakrën e Bradasheshit dhe disa ngjarje të tjera në Durrës.
Sipas raportimeve, Ndoci ishte shoqëruar nga Policia e Burgjeve nga paraburgimi i Durrësit drejt spitalit në një dhomë të posaçme për vizitat mjekësore, ku punonjësit e shoqërimit qëndronin jashtë dhomës për shkak të procedurave dhe precedentëve ligjorë. Pikërisht këtë moment ai e shfrytëzoi për t’u arratisur. Gjatë largimit, i dënuari dyshohet se ka goditur një nga efektivët dhe më pas është larguar nga dhoma e tij, e vendosur në katin e tretë të spitalit, duke ecur përgjatë itinerarit që të çon drejt varrezave të qytetit.
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit.
14:17 74 ditë më parë13.01.2026.
Autori
Altin Ndoci, i akuzuar për vrasjen e 4 personave dhe i arrestuar nga SPAK, është arratisur nga spitali infektiv i Durrësit këtë të martë.
13:36 74 ditë më parë13.01.2026.
AutoriPolicia ka reaguar menjëherë, duke ngritur postblloqe në Durrës dhe duke vëzhguar të gjitha kamerat e sigurisë, si brenda spitalit, ashtu edhe përgjatë rrugëve kryesore. Hetimet janë në vijim për të përcaktuar nëse arratisja ishte planifikuar më parë dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ndoci aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bazuar në dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 2 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 3 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)