“Nuk e shoqërojmë dot në seancë”, Burgjet njoftojnë zyrtarisht GJKKO për arratisjen e Ndocit
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Në seancën e sotme për dosjen e “Plumbit të Artë” shkresa e Burgjeve u lexua nga Gjykata.
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Në seancën e sotme për dosjen e “Plumbit të Artë” shkresa e Burgjeve u lexua nga Gjykata.
"Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia", thuhet në shkresë.
Mësohet se prokurorët e SPAK në sallën e gjyqit i kërkuan gjykatës t'i drejtohet me shkresë për informacion në lidhje me Altin Ndocin, nëse është i shpallur ose jo në kërkim prej saj. Kjo, sipas prokurorëve, për efekt procedurial.
Pas arratisjes së Altin Ndocit, i cili ndodhej i paraburgosur në burgun e Durrësit, janë marrë masa për zhvendosjen drejt burgut të Fierit të emrave të njohur të krimit si masë paraprake.
Burgjet në të gjithë vendin do të vendosen nën "lupë" pas arratisjes së bujshme të Altin Ndocit, i cili ishte i paraburgosur në IEPV-në e Durrësit. Ministri i Drejtësisë njoftoi marrjen e masave të ashpra dhe kontrollit të shtuar në çdo qeli pas një takimi me drejtorët e burgjeve ditën e sotme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)