Makina "fluturon" nga Ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Një 18-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme në Durrës
08:09 71 ditë më parë16.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Vikena Greku është 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik që u regjistruar pas orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në Durrës. Policia po ashtu ka identifikuar si Arbër Xhaxhaj, 26-vjeçarin që drejtonte automjetin "BMW X5", që 'fluturoi' nga Ura e Dajlanit, e ku ishte pasagjere viktima.
Mbrëmja e 15 janarit shënoi një aksident të rëndë rrugor, në Durrës, teksa një automjet tip “BMW X5” doli nga rruga tek Ura e Dajlanit, duke rënë në trotuarin pranë një dyqani lulesh.
Automjeti ka “fluturuar” për disa metra dhe si pasojë e përplasjes së fortë në tokë, thuajse është shkatërruar plotësisht, ndërsa viktimë e aksidentit mbeti një 18-vjeçare, e identifikuar nga policia si shtetësja Vikena Greku.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është 26-vjeçari, Arbëri Xhaxhaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, të cilët pasi janë trajtuar me ndihmë mjekësore, kanë lënë ambientet e spitalit.
Një 18-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme në Durrës
08:09 71 ditë më parë16.01.2026.
Autori
Policia e Durrësit ka vënë në pranga drejtuesin e BMW, Arbër Xhaxhaj që shkaktoi vdekjen e 18-vjeçares Vikena Greku.
13:44 71 ditë më parë16.01.2026.
AutoriSakaq, pas testit të alkoolit që oficerët e policisë i kanë kryer 26-vjeçarit, ai rezulton të ketë qenë i dehur në masën 0.5 mg/l, ndërsa mjeti besohet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi 120 deri në 130 km/h.
Dyshhet po ashtu se drejtuesi i “BMW-s” ka ngatërruar rrugën tek Ura e Dajlanit, duke marrë korsinë që të çon drejt Portit të Durrësit, në vend të asaj që të nxjerr në zonën e Plazhit.
“Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)