Struktura e Posaçme Anti Korrupsion raportohet të ketë organizuar një operacion blic në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, fokusi i aksionit ishte goditja e një biznesi Call Center që dyshoher se mashtronte shtetas të huaj.
Operacioni u mbështet nga Policia e Shtetit, teksa i pranishëm ishte dhe kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.
Ai u realizua në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe deri në këto momente nuk ka të dhëna për personat e arrestuar.
Pritet një deklaratë e policisë së shtetit dhe SPAK për të zbuluar më shumë detaje nga ky aksion.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)