Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar në orët e vona të së hënës në qytetin e Laçit.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e shtetit në aksident janë përfshirë një makinë që drejtohej nga Aron Zymaj dhe një makinë tjetër që drejtohej nga Gentjan Xhaferri.
Për pasojë, nga përplasja ka humbur jetën 25 vjeçari Elinor Tusha, që udhëtonte në makinën që ishte në drejtimin e Xhaferrit.
Të plagosur kanë mbetur vetë Xhaferri dhe pasagjeri tjetër Leandro Fufi 23 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që Aron Zymaj është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet për dinamikën e këtij aksidenti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)