Plagosja në Fresk, arrestohet pas disa muajsh autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë që prej muajit gusht.

20.01.2026. 11:59

Plagosja në Fresk, arrestohet pas disa muajsh autori

Policia e Tiranës ka vënë pranga një shtetas të shpallur në kërkim që prej muajit gusht për një vrasje të mbetur në tentativë.

I arrestuari është Klejvis Caka (Lusha), banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

Caka akuzohet se më 02 gusht 2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, në zonën e Freskut ka qëlluar me armë Juglen Abazin, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar më herët dhe dy bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar. Andi Gurra dhe Xhonatan Qerimi, të dy banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)