Një konflikt i çastit për motive të dobëta u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, ku një 57-vjeçar humbi jetën pasi u godit me send të fortë, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar dhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u arrestua shtetasi A. V., 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Gjithashtu, u vunë në pranga shtetasit L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Sipas hetimeve, më datë 20.01.2026, rreth orës 01:00, në afërsi të urës së Bushneshit, tre të rinjtë, të cilët po lëviznin me një automjet, janë përfshirë në një konflikt verbal me shtetasin P. N., 57 vjeç, që udhëtonte me mjetin e tij. Konflikti ka agravuar, ku 28-vjeçari A. V. dyshohet se e ka goditur viktimën në kokë me çekiç, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes, dy shtetasit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.
Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:
-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 20.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)