Një 39-vjeçar është arrestuar për përndjekjen e ish bashkëjetueses. Ai është kapur në lokal teksa ishte me masën arrest shtëpie për të njëjtën akuzë.
I riu mbante në automjet, 1 shufër hekuri, e cila u sekuestrua bashkë me celularin dhe me automjetin e tij.
"Si rezultat, u kap në ambientet e një lokali, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. A., 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekja”, ndaj së njëjtës shtetase që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij", thotë policia e Lezhës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)