Aksident me vdekje në Berat, humb jetën kalimtarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në zonën e Beratit.

21.01.2026. 11:04

Aksident me vdekje në Berat, humb jetën kalimtarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Beratit.

Sipas policisë, mjeti që drejtohej nga Klaudjo Qevani, 32 vjeç ka përplasur 44 vjeçaren Ermira Qepa, e cila ishte duke kaluar rrugën.

Si pasojë e plagëve të rënda gruaja ka ndërruar jetë teksa drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)