Prostitucion në Tiranë, arrestohet vietnamezja

Një 51-vjeçare nga Vietnami është vënë në pranga në Tiranë, pasi ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën "Mine Peza".

21.01.2026. 14:10

Prostitucion në Tiranë, arrestohet vietnamezja

Një 51-vjeçare nga Vietnami është vënë në pranga në Tiranë, pasi ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën "Mine Peza".

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i hetimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me qëllim dokumentimin e një tjetër rasti të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin e koduar “Foleja 3″, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja vietnameze, Th. H., 51 vjeçe", thotë policia.

Nga hetimet rezultoi se ajo ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Mine Peza”. Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)