Aksident fatal në Belsh, humb jetën një 73-vjeçare

Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Rrenas të Belshit.

21.01.2026. 14:53

Aksident fatal në Belsh, humb jetën një 73-vjeçare

Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Rrenas të Belshit. Mësohet se një 73-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet, që drejtohej nga një i ri.

“Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)