Policia e Tiranës bën të ditur se një shumë parash është vjedhur në një biznes, teksa dyshohet se i njëjti autor ka dëmtuar më pas derën e një filiali banke në tentativë për të vjedhur sërish.
"Më datë 21.01.2026, në orët e para të mëngjesit, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt , si dhe më pas ka dëmtuar derën e një filiali të një banke të nivelit të dytë. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit", thotë policia
.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)