Gjykata nxjerr nga burgu Taulant Tushën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Taulant Tushën, një nga të arrestuarit në dosjen e njohur si “5D”.

21.01.2026. 18:49

Gjykata nxjerr nga burgu Taulant Tushën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Taulant Tushën, një nga të arrestuarit në dosjen e njohur si “5D”, duke pranuar kërkesën për ndryshimin e masës nga burg në arrest shtëpie. Vendimi sjell lirimin e tij nga qelia, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë.

Tusha, ish-drejtor i Planifikimit të Punëve Publike dhe anëtar i komisionit të prokurimeve në Bashkinë e Tiranës, përballet me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, e kryer në dy raste dhe në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas SPAK, gjatë periudhës 2016-2020, kompania “5D Konstruksion” sh.p.k është favorizuar në mënyrë të paligjshme, duke përfituar 12 tendera publikë me vlerë rreth 192.7 milionë lekë.

Hetimet tregojnë se kjo shoqëri ka marrë pjesë dhe ka fituar procedura të zhvilluara nga institucione si UKT, Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”. Prokuroria e Posaçme dyshon se përfitimet financiare janë përdorur për blerje pasurish dhe financim aktivitetesh të tjera tregtare, ndërsa procesi gjyqësor pritet të vijojë me faza të tjera.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)