Tre ambiente të përshtatura për ushtrim prostitucioni janë zbuluar nga policia në kryeqytet. Në kuadër të operacionit të koduar “Network”, forcat e rendit kanë vënë në pranga tre shtetase kolumbiane, të cilat ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe tutorin e tyre nga Spanja.
“Si rezultat i punës intensive të kryer nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prostitucionit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Network”, që goditi 3 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve për këto raste u arrestuan: -shtetaset kolumbiane M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Ibrahim Rugova”; -shtetasi spanjoll J. D., 26 vjeç, pasi dyshohet se shfrytëzonte këto shtetase, për këtë veprimtari kriminale”, informon policia.
Po ashtu, Blutë e kryeqytetit kanë zbuluar dy ambiente të ngjashme në rrugët “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”, ku janë ndaluar e më pas proceduar dy shtetase shqiptare, V. O., 34 vjeçe dhe S. Sh., 24 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion në apartamentet e marra me qira.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga prostitucioni, si edhe disa aparate celularë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)