“Dashuri dhe drejtësi me regji”, Kryemadhi nuk kursen batutat, e lidh Big Brother me SPAK-un

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO, ndërsa nuk i ka kursyer batutat me kameramanet dhe gazetarët. Ajo madje ka insinuar për drejtësi të ndikueshme nga vendimet e SPAK dhe GJKKO-së.

22.01.2026. 15:09

“Dashuri dhe drejtësi me regji”, Kryemadhi nuk kursen batutat, e lidh Big Brother me SPAK-un

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO, ndërsa nuk i ka kursyer batutat me kameramanet dhe gazetarët.

Teksa hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi ironizoi SPAK-un duke i krahasuar vendimet e drejtësisë së re me disa episode ne reality show-n Big Brother.

“Të përshëndet Ina me Kejsin. A të thashë unë, s'besuat ju. Dashuri me regji, si këtu, drejtësi me regji”, tha Kryemadhi teksa i drejtohej kamerave.

Ajo po ashtu përshëndeti me simbolin e dy gishtave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)