Grabitje me armë në Spanjë, kapet në Shëngjin ‘skifteri’ nga Lezha

Një 45-vjeçar nga Lezha i kërkuar nga autoritetet spanjolle pasi akuzohet për grabitje të kryera nën kërcënimin e armës, është arrestuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Shëngjinit.

23.01.2026. 09:59

Në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, Blutë e Lezhës kanë vënë në pranga Ardit Isufin. Ai u ndalua nga forcat ‘Shqiponja’ teksa lëvizte me automjet në rrethrrotullimin e Shëngjinit dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Rezulton se ndaj Isufit në vitin 2025, Gjykata në Spanjë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 45-vjeçari drejtonte një automjet tip “Benz” me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar, i cili i është sekuestruar së bashku me dokumentin fals.

Në vijim pritet që Interpol Tirana së bashku me homologët spanjollë të finalizojnë ekstradimin e 45-vjeçarit drejt Madridit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)