Lokale, postë... tenton të grabisë dhe bankën, kapet hajduti serial në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur 6 grabitje dhe tentativash për vjedhje, të dyshuara se janë kryer nga një 43-vjeçar gjatë dy ditëve të fundit dhe përgjatë vitit 2025, në kryeqytet. Në pranga ka rënë 43-vjeçari, Klajdi Muhametaj.

23.01.2026. 10:51

Lokale, postë... tenton të grabisë dhe bankën, kapet hajduti serial në Tiranë

Policia në Tiranë ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 2 grabitje në harkun kohor të 48 orëve në kryeqytet, mes të cilave dhe një tentativë e dështuar për vjedhjen e një banke.

“Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Objektivi”, duke zbardhur 6 raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një shtetas gjatë dy ditëve të fundit dhe përgjatë vitit 2025. Në kuadër të operacionit, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e vjedhjes”, informon policia.

Mësohet se në pranga ka rënë Klajdi Muhametaj, për të cilin policia ka zbardhur edhe 4 grabitje të kryera në lokale të ndryshme gjatë vitit 2025. 43-vjeçari rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje.

“Sipas hetimeve, më datë 21.01.2026, 43-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente në zyrat e Postës Shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke. Gjithashtu, në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër lokale të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës”, sqaron më tej policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij efektivët kanë sekuestruar një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe sende të forta që shërbenin për hapjen e dyerve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)