Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Sipas SPAK, gjatë hetimeve nuk u gjetën prova apo indicie që të vërtetonin kryerjen e ndonjë vepre penale, ndaj u kërkua pushimi i procedimit, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Rrumbullaku ishte pyetur në nëntor 2025 në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni, në kuadër të një hetimi që lidhej me transferimet e punonjësve të policisë.
Ai dyshohej për transferimin e paligjshëm të dy oficerëve të Policisë së Shtetit. Hetimi kishte nisur fillimisht në Berat dhe më pas ishte transferuar në SPAK
Pas përfundimit të veprimeve hetimore, Prokuroria e Posaçme konkludoi se nuk kishte elementë të veprës penale, duke çuar në mbylljen përfundimtare të çështjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)