Sherri me dy të plagosur në Lezhë, arrestohet pas 11 ditësh vëllai i ish-deputeti të PS

Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas ishte shpallur në kërkim, si i përfshirë bashkë me të birin në një sherr të dhunshëm, të ndodhur më 12 janar.

23.01.2026. 14:23

Sherri me dy të plagosur në Lezhë, arrestohet pas 11 ditësh vëllai i ish-deputeti të PS

Ka zgjatur vetëm 11 ditë arratia e Gëzim Ndokës, vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Pasi u përfshi në një sherr të ndodhur në një lokal në Lezhë më 12 janar së bashku me të birin, Gëzim Ndoka u shpall në kërkim nga policia dhe vetëm sot është bërë i mundur ndalimi i tij.

Sakaq, për ngjarjen ku mbetën të lënduar dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku, mbetet ende në kërkim djali i tij Kevin Ndoka. Sipas kallëzimit të bërë në polici, dy të plagosurit kanë deklaruar se janë dhunuar në ambientet e lokalit nga Gëzim Ndoka dhe i biri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)