Dhunuan policen në komisariat, arrestohen dy motra në Tiranë

Ngjarja është sa e çuditshme, aq edhe shqetësuese pasi institucioni ndodhet praktikisht në qendër të Tiranës, më saktësisht në rrugën “Mine Peza”.

23.01.2026. 16:28

Dhunuan policen në komisariat, arrestohen dy motra në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Dy motra janë arrestuar, pasi dhunuan një vajzë police. Gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të Komisariatit nr.3 të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të uniformave blu, shtetaset M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe u ndaluan, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një oficere. Ajo që ka ndodhur është sa e çuditshme, aq edhe shqetësuese pasi Komisariati ndodhet praktikisht në qendër të Tiranës, më saktësisht në rrugën “Mine Peza”.

Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e dhunës ndaj oficeres së policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

-M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)