Aksident me pasojë 2 të plagosur në Berat

Një përplasje mes dy makina ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në zonën e njohur si “Rruga e Re”.

23.01.2026. 21:37

Aksident me pasojë 2 të plagosur në Berat

Një përplasje mes dy makina ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në zonën e njohur si “Rruga e Re”.

Si pasojë e përplasjes, një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur lehtë. Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat, si dhe për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)