Një ngjarje të mundshme kriminale në familje është parandaluar nga policia në fshatin Lulëzim, në Memaliaj. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e stacionit në varësi të Komisariatit të Policisë Tepelenë, ndërhynë pas marrjes së informacionit se një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte kanosur atë se do ta vriste.
Si rezultat i ndërhyrjes, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)