Pika e një institucioni kredidhënës është grabitur me dhunë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vojo Kushi”, ku një person i paidentifikuar ka hyrë me dhunë në institucionin kredidhënës dhe ka kërcënuar punonjësit.
Grabitësi ka qenë i “armatosur” me një çekiç dhe ka dalë nga institucioni kredidhënës me një sasi të konsiderueshme parash, për t’u larguar më pas në drejtim të paditur.
Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë dhe po punon për kapjen e autorit, ndërkohë që fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)