Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me të miturin që u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.1 në kryeqytet pas protestës së opozitës që u mbajt mbrëmjen e së shtunës në dy akte, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Sipas policisë, 14 vjeçari është kapur në kushtet e flagrancës teksa godiste me gurë efektivët e policisë, që ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen e protestës.
Policia insiston se 14 vjeçari është shoqëruar në komisariat, por për asnjë moment nuk është futur në dhomën e izolimit, por thjesht është mbajtur në një ambient të përshtatshëm për të deri në mbërritjen e prindërve.
Ndalimi i të miturit ka shkaktuar një reagim të fortë nga deputetët e PD të cilët shkuan në ambientet e komisariatit nr.1 dhe u përplasën me policët që ndodheshin aty.
Rasti po hetohet edhe nga Avokati i Popullit, i cili ka dërguar përfaqësues në Komisariatin nr. 1, por edhe në rajonet e tjeratë policisë ku ka pasur persona të shoqëruar.
Në protestën e opozitës përpara kryeministrisë mbetën të lënduar 11 efektivë policie, si pasojë e bombave molotov dhe sende të forta që u hodhën ndaj tyre, teksa u shoqëruan 23 person për aktet e dhunës.
Pas protestës, ambienti përpara kryeministrisë dhe parlamentit u rrethuar si skenë krimi për të faktuar të gjitha shkeljet dhe dhunën e ushtruar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)