Tre persona janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Në kuadër të operacionit “Cargo 2” janë arrestuar shtetasit Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë, të cilëve iu sekuestrua një sasi prej 1 kg e 36 gram lënde narkotike e llojit kokainë.
Këta shtetas u ndalua në rrethrrotullimin e Teg-ut, dhe në mjetin e tyre “Escalade” u gjet e fshehur lënda narkotike.
Sipas policisë, të arrestuarit dyshohet se furnizonin grupe të vogla shpërndarësish që e ndanin kokainën në doza në lokalet e ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Alban Kopaçi, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan dhe 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me lëndën narkotike.
Ndërkohë, që vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)