Aksident në Durrës, tre të plagosur

Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Durrës. Policia bën të ditur se dy automjete janë përplasur në rrugën "Egnatia", ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

25.01.2026. 15:57

"Durrës / Informacion paraprak-Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", thotë policia e Durrësit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)