Një 35-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier- Libofshë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin lëvizte duke dalë nga rruga.
"Në aksin rrugor "Fier-Libofshë", shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)