Drejtonte grupin kriminal për kultivim narkotikësh në Shqipëri, arrestohet në Emiratet Arabe

Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare është vënë në pranga në Emiratet e Bashkuara Arabe.

26.01.2026. 10:00

Drejtonte grupin kriminal për kultivim narkotikësh në Shqipëri, arrestohet në Emiratet Arabe

Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare është vënë në pranga në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bëhet fjalë për Bujar Sefën.

Në sajë të operacionit të koduar "The Wanted" i riu do të ekstradohet në Shqipëri. Ai akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.  

NJOFTIMI I PLOTE

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. 

Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari. 

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit: 

-B. S. alias B. X., 39 vjeç. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal'', "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.  

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)