Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi lëvizte i armatosur. Forcat "Shqiponja" kanë vënë në pranga dhe drejtuesin e mjetit me të cilin lëvizte i riu.
"Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit për një shtetas që lëvizte i armatosur, siguruar në rrugë operative, në vijim të punës me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje, dhe si pasojë janë rrezik potencial për ngjarje kriminale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”. Në kuadër të operacionit, u ndalua në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. Z., 51 vjeç dhe me pasagjer shtetasin K. S., 31 vjeç. Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjet në çantën e dorës, 1 armë zjarri pistoletë me municion, që posedohej pa leje", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)