Ka marrë fund arratia e babai që plagosi me thikë vajzën e tij dhe kolegun e saj mëngjesin e së hënës në qytetin e Durrësit.
Policia ka mundur të verë në pranga 56 vjeçarin Mikel Ndoi i cili pas një debati me tone të larta qëlloi me thikë në shpatull dhe fytyrën vajzën e tij 24 vjeçare dhe kolegun e saj Onard Memlika që ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Ngjarja ndodhi pranë një agjencie imobiliare ku Xhesika Ndoi punonte, kur babai i saj që jetonte në Itali hyri brenda dhe u konfliktua me të.
Fatmirësisht të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave nëna dhe babai i 24 vjeçares ishin ndarë prej disa vitesh dhe ky i fundit ishte kthyer për një ribashkim të mundshëm, gjë që nuk ishte pranuar prej gruas dhe as prej vajzës.
Mësohet se 56 vjeçari kishte qenë i dënuar dhe më herët për dhunë në familje dhe kjo mendohet se ka qenë e përsëritur dhe ka shtyrë çiftin drejt divorcit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)