Kishte sjellje të dyshimtë, policia i gjen 30 kg kokainë shqiptarit

Policia e Milanos ka vënë në pranga një 28 vjeçar shqiptar, në makinën e të cilit u gjetën 30 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Burimi: Ansa

26.01.2026. 16:35

Kishte sjellje të dyshimtë, policia i gjen 30 kg kokainë shqiptarit

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Operacioni u krye nga policia e Milanos, në fund të të cilit u arrestua një 28 vjeçar shqiptar si dhe u sekuestrua një sasi prej 30 kg kokainë që ai transportonte në makinën e tij.

Sipas mediave italiane, policia ka parë disa lëvizje të dyshimta të shqiptarit me makinën e tij në rrethinat e Monzës dhe për këtë arsye vendosi që ta ndalonte dhe ta kontrollonte.

Brenda makinës u gjetën 30 pako kokainë e pastër, vlera e së cilës, nëse do të dilte në treg, do të arrinte miliona euro.

Policia nuk bën me dije identitetin e personit të arrestuar, por informon se hetimet po vijojnë për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)