Zbulohet magazina e mbushur me kanabis, gjenden edhe armë zjarri e municione, 2 në pranga

Një magazinë e ndodhur pranë superstradës Lezhë-Laç është zbuluar gjatë orëve të natës si një ambient i përshtatur enkas për kultivimin e kanabisit me ndriçim artificial, në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga Policia e Lezhës.

27.01.2026. 09:30

Objekti, i lokalizuar në afërsi të kryqëzimit të Spitenit, ishte pajisur me llamba speciale, sisteme ajrosjeje dhe mjete të tjera të nevojshme për rritjen e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë kanë sekuestruar qindra rrënjë kanabisi.

Po ashtu, në ambientet e magazinës janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe municion.

Në kuadër të operacionit janë vënë në pranga dy persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)