Fshihej prej kohësh në Tiranë, arrestohet pasi kërkohej në Maqedoninë e Veriut për tre vrasje

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi prej vitit 2007, kanë nisur procedurat e ekstradimit në shtetin fqinj.

27.01.2026. 09:49

Fshihej prej kohësh në Tiranë, arrestohet pasi kërkohej në Maqedoninë e Veriut për tre vrasje

Një 52-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi kërkohej në Maqedoninë e Veriut për tre vrasje. Njoftimi u bë nga Policia e Shtetit, që theksoi se personi, i identifikuar si Besim Sherifi fshihej prej kohësh në kryeqytetin shqiptar.

Ai përdorte dokumente identifikimi dhe leje për drejtimin e mjetit të falsifikuara, në emër të një shtetasi nga Kosova. Lokalizimi i tij u realizua pas hetimeve që zgjatën disa muaj dhe kërkimeve të realizuara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Për 52-vjeçarin ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg” për vrasje, ku bazuar në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, maksimumi i dënimit për këtë vepër është burgimi i përjetshëm.

Personi i akuzuar për vrasje të trefishtë në shtetin fqinj mbahet provizorisht i arrestuar nga policia shqiptare. Duke qenë se ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi prej vitit 2007, për të kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)