Një tentativë për trafikim armësh drejt Italisë është goditur nga Policia Kufitare në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, gjatë kontrolleve të shtuara në dalje të Shqipërisë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së aeroportit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin shqiptar H. H., 30 vjeç, rezident në Itali.
Arrestimi u bë pas një kontrolli të detajuar të bagazheve, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore. Gjatë verifikimit me skaner, në bagazhin e 30-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak.
Sipas policisë, arma dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)