Përgatiti për 4 vite vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari

Autoritetet zvicerane kanë esktraduar në Shqipëri një 37-vjeçar, i cili dyshohet se për 4 vite ka punuar për të siguruar kushtet e realizimit të një atentati për vrasjen e dy vëllezërve, Durim dhe Valter Bami.

27.01.2026. 16:07

Përgatiti për 4 vite vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari

Një 37-vjeçar i akuzuar nga Gjykata e Posaçme si anëtar i një grupi kriminal, është ekstraduar nga Zvicra këtë të martë.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura për ekstradimin nga Zvicra në Shqipëri, të shtetasit J. K., 37 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal’”, njofton policia.

Dyshimet janë se Jozi Kraja, nga Shkodra, për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e dy vëllezërve, Durim dhe Valter Bami.

“Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve D. B. dhe V. B.”, informon policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)