Aksident në autostradën e Fierit, një i plagosur rëndë

Dy makina janë përplasur në aksin Lushnjë-Fier, në një aksident ku një person mbeti i plagosur rëndë.

27.01.2026. 16:14

Aksident në autostradën e Fierit,  një i plagosur rëndë

Një aksident rrugor është regjistruan mesditën e së martës në aksin Fier-Lushnjë, shumë pranë vendit të njohur si rrethrrotullimi i Kolonjës.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip fuoristradë ka goditur nga pas një Audi dhe më pas ka dalë nga rruga.

Për pasojë një nga pasagjerët në mjetin fuoristradë ka marrë dëmtime dhe për këtë arsye u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal.

I plagosuri ndodhet nën monitorimin e mjekëve dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të vendosur trafikun në normalitet dhe për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti që paraprakisht mendohet të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)