Një i moshuari humb jetën mbrëmjen e kaluar në Shijak, si pasojë e një aksidenti rrugor, raporton policia e shtetit në komunikatën e saj ditore.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, kur 73 vjeçari G.M. u përplas për vdekje nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën në zonën Katund-Sukth.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident, B. R., 27 vjeç, banues në Durrës.
I moshuari u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishte marrë nga përplasja, teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për ngjarjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)