Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti me dy kushërinj. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në lagjen Kodër Shijak.
Policia është vënë në ndjekje të dy kushërinjve, teksa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdësin e mjekëve.
NJOFTIMI PARAPRAK
Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)