Dosja ‘5D’, i shpëtojnë burgut 5 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, Apeli zbut masat e sigurisë

Pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të hetuar nga SPAK si pjesë e aferave me tenderat në dosjen "5D" i kanë shpëtuar burgut. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të zbusë masat e tyre të sigurisë duke i dënuar me 12 muaj shërbim prove.

29.01.2026. 11:56

Dosja ‘5D’, i shpëtojnë burgut 5 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, Apeli zbut masat e sigurisë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur zbutjen e masave të sigurisë për pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Për Eglantina Zeren, Enkeljeda Qytën, Rivjola Baxhajn, Bruno Koçin dhe Kristo Zhulatin, Apeli ka lënë në fuqi dënimet me burg të dhëna nga Shkalla e Parë, por vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe lënien e tyre në shërbim prove për 12 muaj.

Ata janë të detyruar për t’u paraqitur dhe mbajtur kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës në Tiranë. Gjithashtu, të pesëve u është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Gjatë hetimeve, SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish në pronësi të të pandehurve dhe familjarëve të tyre, në kuadër të verifikimit të burimit të pasurive.

Njoftimi: 

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Eglantina Zere për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 3. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 4. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.B. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim. 6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës R.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.

7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës R.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 9. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Q. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim. 10. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Q. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Q. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 13. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.K. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.

14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 15. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 16. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit B.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 17. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Zh. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim. 18. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

20. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit K.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 21. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 22. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.” Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet: A. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Z. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Z. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.

B. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën R.B. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura R.B. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. C. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Q. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

– Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Q. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. D. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin B.K. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale, – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri B.K. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. E. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën K.Zh. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri K.Zh. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. 2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)