Përgatiti vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, GJKKO konfirmon masën për Jozi Krajën

GJKKO i ka vijuar masën e sigurisë arrest në burg shtetasit Jozi Kraja, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra pasi dyshohet se për vite me radhë ka siguruar kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami.

29.01.2026. 16:16

Përgatiti vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, GJKKO konfirmon masën për Jozi Krajën

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka komunikuar vijimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” shtetasit Jozi Kraja, i ekstraduar dy ditë më parë nga Zvicra.

Dyshimet janë se Jozi Kraja, nga Shkodra, për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e dy vëllezërve, Durim dhe Valter Bami.

Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues vendosi vazhdimin e masës së arrestit në burg ndaj të pandehurit Jozi Kraja, i akuzuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykata urdhëroi Policinë Gjyqësore që Kraja të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit dhe SPAK-un për zbatimin e vendimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)