Një çantë me euro të padeklaruara, ndalohet greku në Sarandë

Policia kufitare në Sarandë procedoi një shtetas grek që tentoi të nxirrte nga Shqipëria 45 mijë euro, pa i deklaruar ato.

29.01.2026. 17:10

Një çantë me euro të padeklaruara, ndalohet greku në Sarandë

Policia kufitare në portin e Sarandës bën me dije se ka proceduar penalisht një shtetas grek për mosdeklarim të të ardhurave.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti 45 mijë euro në çantën e 45 vjeçarit G. V. të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas legjislacionit në fuqi.

Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, teksa u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)