Prokuroria e Posaçme ka përfunduar leximin e aktakuzës në seancën paraprake ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, ish-kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit.
Prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake që dosja të kalojë për gjykim në themel, ndërsa ndaj pesë të pandehurve rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Gjatë seancës ka folur edhe Ilir Meta, ndërsa seanca u mbyll pas përfundimit të parashtrimeve të SPAK dhe seanca e radhës është caktuar të zhvillohet të enjten e 12 shkurtit, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel.
Foto: LSA
Pas daljes nga seanca, Monika Kryemadhi reagoi për mediat, duke kritikuar mënyrën se si, sipas saj, prokuroria ka paraqitur materialet hetimore. Ajo tha se relacioni i lexuar nga prokurori ishte kryesisht një përsëritje e vazhdueshme e të njëjtave elemente.
“Big Brother në versionin e SPAK-ut. Prokurori mbaroi relacionin dhe, për të thënë të drejtën, ishte përsëritje e të njëjtave gjëra disa herë, vetëm për të shtuar numrin e faqeve”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo bëri të ditur se lista e provave iu dorëzua vetëm në fund të seancës dhe përbëhet nga mbi 40 faqe materiale, të cilat ajo nuk i konsideron prova ligjore.
“Në fund na u dorëzua lista e provave, rreth 40 e ca faqe, ku ka intervista, shkrime e gazeta. Për herë të parë, edhe në kohën e diktaturës këto nuk quheshin prova, por thirrej intervistuesi dhe merrej dëshmia në formën e provës”, u shpreh Kryemadhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)