Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Lungomares në qytetin turistik të Vlorës.
Sipas të dhënave nga policia e shtetit në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor dhe për pasojë drejtuesi i tij është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se i plagosur ka marrë dëmtime të shumta, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në këtë aksident dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)