Zbardhet dinamika e grabitjes së bankës në Tiranë, autori ndërtues: Jam i zhytur në borxhe!
Fusha ka hyrë në bankë me një çantë brenda së cilës kishte një armë zjarri të llojit kallashnikov dhe i është drejtuar arkës duke marrë prej aty rreth 20 mijë euro.
Një tentativë grabitjeje me armë zjarri u regjistrua paraditen e sotme në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në një degë të “Fibank”, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, pranë Delijorgjit, e cila është mjaft e frekuentuar.
Në momentin e incidentit brenda ambienteve të bankës ndodheshin edhe qytetarë të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili rezulton ndërtues dhe pronar i një kompanie që ndodhet në prag falimenti.
Foto: Newsmax Balkans
Mësohet se Fusha ka hyrë në bankë me një çantë brenda së cilës kishte një armë zjarri të llojit kallashnikov. Pasi ka hyrë brenda, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në dysheme, duke shkaktuar panik te klientët dhe stafi. Më pas, i është drejtuar arkës dhe ka arritur të marrë rreth 20 mijë euro, të cilat i ka futur në çantë, me synimin për t’u larguar nga banka.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë, ku është tentuar të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në zonën e ish-parkut të autobusëve.
Ka qenë një qytetar ai që ka njoftuar menjëherë policinë, ndërsa punonjësit e shoqërisë private të sigurisë kanë reaguar me shpejtësi, duke e bllokuar autorin brenda derës së filiali dhe duke e neutralizuar para se të arratisej. Më pas, patrulla e policisë ka mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash dhe ka bërë arrestimin e 58-vjeçarit në flagrancë.
Foto: Newsmax Balkans
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar nga policia. Brenda çantës së autorit janë gjetur edhe 20 mijë eurot e marra nga arka e bankës.
Sipas burimeve, fjalët e para të 58-vjeçarit pas arrestimit kanë qenë: “E bëra grabitjen se jam i zhytur në borxhe.”
Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për verifikimin e ligjshmërisë së armës së përdorur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)