Pas ngjarjes që tronditi Tiranën, ku një vajzë 18-vjeçare tentoi të vriste veten me armë zjarri, janë zbuluar edhe dëshmitë e protagonistëve. E reja me inicialet N.M., e cila është e dashura e Erisjaldo Gjutës, shkrepi armën dhe u plagos me një plumb në gjoks. Ajo u operua me sukses dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë.
Sipas dëshmisë së zbardhur, 18-vjeçarja ka deklaruar: “Doja të vrisja veten, kam gabuar në jetë”. Ngjarja ka ndodhur ndërsa N.M. ishte vetëm në dhomën e gjumit në një hotel në Sauk dhe ka qëlluar veten me armë zjarri.
Familjarët Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta, të cilët ishin jashtë në momentin e ngjarjes, dëgjuan të shtënat dhe kur hynë në dhomë e gjetën vajzën të plagosur. Ata më pas kontaktuan edhe anëtarët e tjerë të familjes, Mirveten dhe Vladimirin e së bashku vendosën të fshehin armën dhe të pastrojnë gjurmët e gjakut.
Mirvetja dhe Elviri e dërguan më pas vajzën në spital, duke u sugjeruar më parë të deklaronin se vajza ishte gjetur pranë “rrethit të Ekonomikut”. Gjatë hetimeve u zbulua se familjarët kishin vendosur të fshehnin ngjarjen nga frika se do t’u faturohej përgjegjësia, pasi vetëvrasja kishte ndodhur në biznesin e tyre. Hetimi konfirmoi gjithashtu se vajza e re kishte tentuar më parë të dëmtonte veten.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)