Pas një kërkese të Prokurorisë, Gjykata e Fierit ka vendosur sekuestrimin e pasurive në pronësi të Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij. Vendimi është marrë nga gjyqtari Vladimir Cjapi.
Mësohet se masa e sigurisë pasurore është miratuar në kuadër të hetimeve të nisura ndaj Taullaut. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi vlerën apo llojin e pasurive të sekuestruara.
Saimir Taullau njihet në opinionin publik si kundërshtar i përbetuar i Aldo Bare, figurë e njohur e botës së krimit në Shqipëri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)