Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas policisë, pas një konflikti për pronat, një 93-vjeçar ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij 61-vjeçar.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë.
Debatet e vazhdueshme për pronat kanë shtyrë Astrit Çanin të ndërmarrë aktin e rëndë, duke zbrazuar kallashnikovin në drejtim të të afërmit, Pëllumb Çani, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
93-vjeçari është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme dhe i është sekuestruar arma e zjarrit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)